Alexei Navalny përshkruan të ushqyerit me forcë në burg, kërkon mjekun e tij

17 Prill 2021 | 10:05

Udhëheqësi i burgosur rus i opozitës Alexei Navalny, i cili ka qenë në grevë urie që nga 31 marsi, të premten përshkroi kërcënimet ndaj tij për ta ushqyer me forcë.

Në një postim në Instagram, Navalny tha se një zyrtar i tha atij se një test gjaku tregonte se shëndeti i tij po përkeqësohej dhe e kërcënoi se do ta ushqente me forcë nëse ai vazhdonte të refuzonte të hante.

“Dhe pastaj ajo detajoi kënaqësitë e të ushqyerit me forcë për mua. Këmisha force dhe kënaqësitë e tjera,” tha politikani, duke shtuar se ai u kërkoi zyrtarëve të mos e bënin atë, “duke u treguar një klauzolë në ligj.”

Navanly, kritiku më i zhurmshëm i Presidentit Vladimir Putin, po kërkon një vizitë nga mjeku i tij, pasi ka pasur dhimbje të forta shpine dhe mpirje në këmbët e tij.

Udhëheqësi 44-vjeçar i opozitës u arrestua në janar pas kthimit të tij nga Gjermania, ku ai kishte kaluar pesë muaj duke u rikuperuar nga një helmim nga një agjent nervor që ai fajëson Kremlinin – akuzë që zyrtarët rusë e kanë hedhur poshtë.

Arrestimi i Navalny shkaktoi një valë masive protestash në të gjithë Rusinë, shfaqja më e madhe e sfidës në vitet e fundit.

Menjëherë pas arrestimit, një gjykatë urdhëroi Navalny të vuante 2.5 vite burg.

Muajin e kaluar, politikani u transferua në një burg në lindje të Moskës, i njohur për kushtet e tij të vështira.

Lexoni gjithashtu:

Alexei Navalny, kritiku i burgosur i Kremlinit deklaroi se po futet në grevë urie

Përkeqësohet shëndeti i Alexei Navalny, avokatët tregojnë gjendjen e tij në burg

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026