Teatri, Alfred Peza: Mos i kërkoni mazhorancës që të bëjë edhe opozitën
Alfred Peza është i mendimit se mazhoranca po tregohet tolerante dhe se Policia e Shtetit nuk ka ushtruar dhunë gjatë protestave për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Ai thotë se, të gjitha veprimet e Bashkisë së Tiranës kanë qenë ligjore, ndërsa shembja gjatë natës për shkak se çështja ishte politizuar.
“Nuk ka pasur dhunë, e kemi përjetuar se çfarë do të thotë dhunë e strukturuar policore. Kemi përjetuar 1994, 28 majin e 1996, 1997, kam qenë pjesë e një redaksia që është djegur nga shteti dhe policia. Janë shoqëruar dhjetëra herë në polici dhe policia ka ushtruar dhunë ku kam qëndruar dhe për muaj të tërë në regjim shtrati si rezultat i kësaj dhune”, u shpreh Peza.
Sipas tij nuk ka pasur asnjë kërkesë konkrete për mbajtjen e një referendumi mbi këtë çështje dhe se nuk mund t’i kërkohet mazhorancës që të bëjë dhe rolin e opozitës.
“Mos i kërkoni mazhorancës që të bëjë dhe opozitën dhe të kërkojë të bëjë dhe një referendum. Nuk ka një kërkesë për referendum, referendumi ishte para një viti, ishin zgjedhjet lokale. Mazhoranca ka qenë e vonuar në këtë vendim dhe shembje”, deklaroi z. Peza.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar