Altin Hoti: Buxheti 2021 që parashikon qeveria, i parealizueshëm

17 Nëntor 2020 | 20:36

“Shkurtimisht buxheti i miratuar për vitin 2021 ngjan me një buxhet që nuk mund të realizohet, si për sa i përket të ardhurave, ashtu edhe për shpenzimet”. Kështu u shpreh Altin  Hoti, profesor i Ekonomisë në Universitetin Amerikan të Lindjes së Mesme në Kuvajt, në komentin e tij mbi buxhetin 2021 në emisionin “Me pak fjalë” në Euronews Albania, të martën në darkë.

“Të ardhurat janë të fryra, ndoshta për shkak të fushatës apo për mungesës së profesionalizmi. Por edhe sipas parashikimeve të FMN-së është më konservatore rreth 20 për qind më pak se sa buxheti aktual”, u shpreh Hoti.

Ai e quajti parashikimin e qeverisë për mbledhjen e të ardhurave për vitin 2021 jo realist.

“Qeveria nuk merr parasysh situatën aktuale si për shembull Covidin, i cili ka tkurrur ekonominë. Dhe të jesh optimist për mbledhjen e të ardhurave në këtë situatë është të jesh jorealist”, përfundoi Hoti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021