Amazon kërkon 150 mijë punonjës për sezonin e fundvitit

19 Tetor 2021 | 19:39

Kompania Amazon ka njoftuar se do te punësoje 150 mije punonjës për pushimet e fundvitit.

Këta punonjës do të paguhen të paktën me 18 dollarë ora, por do të ketë dhe bonuse të cilat mund të shkojnë deri ne 3 mije dollarë.

Amazon e ka rritur pagesën por edhe bonuset sepse shumë njerëz kanë dhënë dorëheqjen për shkak se kërkojnë kushte më të mira puna.

Madje përfaqësues te kompanisë kanë thënë se është e vështire te gjejnë 150 mijë punonjës te rinj.

Në gusht të vitit 2021 4.3 milionë amerikanë lanë punën për shkak se kërkonin paga më të larta, kushte më të mira pune dhe orare fleksibel.

Punonjësit sezonalë do të skanojnë pakot, do t’i paketojnë dhe do t’i ngarkojnë në kamionë.

Një përfaqësuese e kompanisë ka thënë se punësimi sezonal i ndihmon të përmbushin premtimet tona ndaj klientëve, por kështu do u lehtësojnë punën punonjësve aktuale, sepse gjatë pushimeve të fundvitit ka shumë ngarkesë.

Gjatë pandemisë, Amazon ka pasur numrin më të lartë të shitjeve, duke shtuar afërsisht 450 mijë punonjës të rinj që prej fillimit të kësaj periudhe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026