Ambasadori iranian paralajmëron për sulme të mundshme ndaj objektivave ushtarake në Evropë

13 Mars 2026 | 08:39

Ambasadori i Iranit në OKB në Gjenevë, Ali Bahreini , ka thënë se çdo bazë ushtarake “e përdorur për të sulmuar Iranin”, përfshirë ato në territorin evropian, mund të jetë në shënjestër ndërsa lufta në Lindjen e Mesme vazhdon.

“Më lejoni ta sqaroj, forcat tona ushtarake kanë njoftuar një politikë se çdo strukturë, çdo bazë që përdoret për të sulmuar Iranin do të jetë një objektiv legjitim për forcën tonë ushtarake”,  tha ambasadori Bahreini .

Kur u pyet nëse kjo mund të përfshijë vende të vendosura në Evropë, Bahreini u përgjigj: “Ne do ta mbrojmë vendin tonë sipas asaj që na nevojitet për ta bërë vendin tonë të sigurt dhe për t’u siguruar që nuk ka agresion kundër vendit tonë”.

Bahreini gjithashtu mohoi se Irani ka sulmuar vende civile në Gjirin Persik, duke akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për këto sulme dhe duke thënë se Teherani ndjek vetëm objektiva ushtarake.

“Nuk mund ta pranoj këtë pretendim”, tha Bahreini kur u pyet në lidhje me sulmet iraniane ndaj zonave civile në Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Katar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e emigrantëve meksikanë nga agjentët e ICE, Sheinbaum: Do të paraqesim padi penale

Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum njoftoi të hënën se Meksika do të paraqesë padi penale në SHBA për vdekjen e disa emigrantëve meksikanë në paraburgimin e emigracionit dhe të...
17:57 | 14/07/2026

Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës

Keir Starmer është bërë kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që i është dhënë medalja e Legjionit të Nderit nga një president francez, në...
17:46 | 14/07/2026

Nga 38 në 27 gradë në pak minuta, stuhia e rërës godet brigjet franceze! Shkakton panik te pushuesit (VIDEO)

Një fenomen moti që u zhvillua me shpejtësi të madhe befasoi pushuesit në brigjet jugperëndimore të Francës, të cilët kërkonin “pak freski” nga temperaturat e...
17:44 | 14/07/2026