Ambasadori rus mohon akuzat për helmimin e Navalny: Vërtet mendoni se e sollëm atë bretkosë nga Amerika e Jugut?

9 Mars 2026 | 13:55

Ambasadori rus në Mbretërinë e Bashkuar, Andrei Kelin, ka mohuar se helmi i bretkosave është përdorur për të vrarë udhëheqësin e opozitës ruse Alexei Navalny.

Duke folur në “Sunday Morning” me Trevor Phillips, Kelin tha se vdekja e tij “nuk ka të bëjë fare me ne” (Rusinë).

Navalny vdiq dy vjet më parë, ndërsa ishte i burgosur në një koloni penale ruse. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih më herët këtë vit, Britania, Gjermania, Suedia dhe Holanda pretenduan se ai ishte helmuar nga një toksinë vdekjeprurëse e gjetur në lëkurën e bretkosave ekuadoriane.

Ata thanë se ky akt “barbar” – përdorimi i një neurotoksine të klasifikuar si armë kimike – mund të ishte kryer vetëm nga regjimi i Vladimir Putinit, raporton Sky News.

Duke iu përgjigjur akuzave, Kelin tha: “A mendoni vërtet se e sollëm atë bretkosë nga Amerika e Jugut, ju lutem më tregoni”.

Ai më pas pohoi se kishte “gjashtë vende” në Londër ku mund të blihej një version sintetik i toksinës.

Duke u shfaqur gjithashtu në “Sunday Morning”, Ministrja e Jashtme Yvette Cooper tha se Kaelin kishte gabim. Ajo tha se Rusia kishte si “mjetet ashtu edhe motivin” për të vrarë Navalnyn. Cooper shtoi se kishte “prova të qarta” të përfshirjes ruse – prandaj Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera e kanë akuzuar Moskën për vdekjen e Navalnyt.

Sky News raporton se ka të ngjarë që toksina që e vrau atë të jetë prodhuar në laborator, në vend që të jetë marrë në të vërtetë nga bretkosa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026