Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi: Kategoritë e udhëtimit kanë ndryshuar, kuotat kanë mbetur të njëjta
Megjithëse Ministria e Jashtme shqiptare ka njoftuar se tashmë shtetasit shqiptarë mund të lëvizin në Greqi për arsye familjare dhe turistike, situata që raportohet në pikën kufitare të Kapshticës tregon një pasqyrë tjetër, me shtetas që nuk lejohen të udhëtojnë në shtetin fqinj.
Për të hedhur dritë mbi këtë situatë, në një lidhje me Euronews Albania ishte ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdarhaga, e cila tha se kategoritë hyrëse për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë kanë ndryshuar, mirëpo mbetet ende në fuqi numri i kufizuar i shtetasve që kalojnë kufirin.
Ajo sqaroi se që prej ditës së sotme, në shtetin grek mund të udhëtohet edhe për arsye familjare dhe turistike, mirëpo për pikën kufitare të Kapshticës ajo tha se mund të udhëtojnë vetëm punonjësit sezonalë.
Ajo njoftoi se deri në datën 28 qershor, kuoatat e kalimit për udhëtarët në pikat doganore të Kakavijës, Kapshticës dhe Qafë Botës do të mbeten të njëjta, ndërsa pas kësaj date, pritet të ketë liberalizim të plotë.
“Deri në datën 18 qershor, mbeten në fuqi të njëjtat kuota kalimi për udhëtarët, deri me datë 28 qershor”, u shpreh znj. Hajdarhaga, duke listuar kuotat sipas pikave kufitare:
- Në Kakavijë, mund të futën 15000 shtetas në ditë
- Në Qafë Botë mund të futën 250 shtetas në ditë
- Në Kapshticë mund të futën 400 shtetas në ditë, vetëm punonjës sezonalë
- Fluturimet ajrore përcaktohen në bazë të rregullave të kompanive
Luela Hajdarhaga theksoi rëndësinë e formularit PLF, pa të cilin nuk mund të udhëtohet në shtetin grek.
“Të gjithë udhëtarët duhet të kenë formularin PLF i cili gjendet në travel.gov.gr, ky formular është shumë i rëndësishëm dhe askush nuk mund të udhëtojë në shtetin grek pa u pajisur me një të tillë”, u shpreh ambasadorja.
LEXONI GJITHASHTU:
Pika doganore e Kapshticës dhe ajo e Qafë-Botës vijojnë të jenë të mbyllura
Sot Greqia hap kufijtë me Shqipërinë, njofton ministria e Jashtme shqiptare
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta