Amerika do e godasë Iranin por jo në rrugë tokësore! Zbulohet plani i Trump, Shala ndan detajet

1 Shkurt 2026 | 21:14

Eksperti i teorive të sigurisë, Xhavit Shala i ftuar në emisionin “Riview” nga Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me tensionet mes SHBA dhe Iranit. Shalla theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli me luftën 12-ditore menduan se e gjunjëzuan Iranin.

Sipas tij ata pritën për një reagim nga populli, por që nuk erdhi kurrë. Ai theksoi se lufta 12-ditore vërtetoi që Izraeli, pavarësisht se kishte mbrojtjen nuk ishte imun ndaj goditjeve. Shala theksoi se, Iranin mund ta godasësh, por Irani kundër përgjigjet.

Sa i përket kërcënimeve për sulme amerikane ndaj Irani, Shala theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk mund të rrinë me një kërcënim të vazhdueshëm që rrezikon të kthehet në një fuqi bërthamore.

Ai theksoi se Irani ka një program shumë të fuqishëm raketor që rrezikon tregtinë botërore të naftës dhe Izraelin. Sipas tij presidenti amerikan, Donald Trump kërkon çarmatimin e Iranit, heqjen dorë nga programi bërthamor.

“Në momentin që filluan protestat, që kanë qenë të veçanta për herë të parë, janë me terminologji politike. Pra kërkohet përmbysja e regjimit, kërkohet largimi i liderit fetar, deri edhe në vdekje. Asnjëherë nuk ka pasur, që nga revolucioni islamik i ’79-ës, protesta me këto parulla. Pra kjo do të thotë që u arrit në një fazë që situata po piqej dhe regjimi është shumë i dobët.

Tashmë hyn menjëherë në lojë Trumpi. Pra synimi tashmë është që Trumpi kërkon një marrëveshje në tavolinë, një marrëveshje në tre nivele, por të menjëhershme, paketë. Kërkon e para çarmatimin, heqjen dorë nga programi bërthamor. Pra që Irani të dorëzojë uraniumin e të tjerë. Të heqë dorë nga programi bërthamor.

E dyta, të kufizohet programi raketor, dhe kjo plotëson edhe kërkesat e Izraelit, sidomos të lejohet vetëm përdorimi i raketave me rreze të shkurtër dhe jo ato me rreze të mesme. Dhe e treta, të angazhohet që të heqë dorë nga mbështetja që u jep këtyre “proxy”-ve, milicive shiite, milicive në Irak, apo Hezbollahut, apo Hamasit, ajo që ka ngelur nga Hamasi.

Sa të realizueshme janë të treja? Duket që edhe ndërmjetësimi turk në këtë rast, ku Turqia është nga më të angazhuarat, është që Shtetet e Bashkuara nuk duhet t’i kërkojnë të treja menjëherë. Duhet të kërkojnë të paktën të mbyllet një dosje, ajo bërthamore. Dhe Trumpi, duke qenë biznesmen, është mjeshtër i negociatave.

Ai e shtoi presionin pikërisht në kohën që demonstratat ishin në kulm dhe po ktheheshin në një kryengritje të armatosur. Ai tha që “ndihma jonë po vjen” e të tjerë. Dhe duket se kanalet e komunikimit kanë funksionuar, sepse u hoq dorë nga varja e 813 personave, siç thotë presidenti Trump. Pra duket që mesazhi ka qenë ky: regjimi mund të mbetet, por duhet bërë marrëveshja”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë

Një sulm me raketa amerikane dëmtoi një impiant shkripëzimi në Iranin jugor në valën e fundit të sulmeve, sipas një zyrtari provincial. Impiantet e desalinizimit...
10:57 | 18/07/2026

896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit

Më shumë se 200 zjarre mbetën jashtë kontrollit në Kanada të premten, veçanërisht në provincën e Ontarios, tymi i së cilës po thithet nga miliona...
10:52 | 18/07/2026

Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë

Një shpërthim i sëmundjes së legjionarëve ka sëmurë dhjetëra njerëz në New York City teksa është regjistruar edhe viktima e pare. Zyrtarët nuk dhanë informacione shtesë në...
09:49 | 18/07/2026