‘Amerika, gati të udhëheqë botën’, presidenti i zgjedhur Joe Biden prezanton ekipin, theksi te bashkëpunimi
Amerika u rikthye dhe është gati të udhëheqë botën dhe të mos largohet prej saj. Ishte kjo deklarata e presidentit të zgjedhur Joe Biden i cili nga Delaware së bashku me zv/presidenten Kamala Harris prezantuan 6 zyrtarët të cilët pritet të marrin detyrat më të rëndësishme gjatë qeverisjes 4-vjeçare.
Joe Biden theksoi planet e tij për një politikë të jashtme të bazuar në Shtetet e Bashkuara që marrin një rol udhëheqës global dhe forcon aleancat.
“Njihuni me ekipin tim. Ata mishërojnë bindjet e mia thelbësore se Amerika është më e forta kur punon me aleatët e saj. Eshtë një ekip që do ta mbajë vendin dhe njerëzit tanë të sigurt esshtë një ekip që pasqyron faktin se Amerika është kthyer, e gatshme për të udhëhequr botën, jo për t’u larguar prej saj. Edhe një herë, jemi gati të përballemi me kundërshtarët tanë dhe të mos refuzojë aleatët tanë “, tha Joe Biden.
Duke e cilësuar si një nga njerëzit më të përgatitur dhe se do tw rindwrtojw besimin ne departamentin amerikan Antony Blinken pritet të jetë sekretar shteti. Blinken i cili e cilëson raportin me Evropën vitale e vuri theksin tek bashkëpunimi.
“Tani ne duhet të vazhdojmë me masa të barabarta të përulësisë dhe besimit. Ne nuk mund t’i zgjidhim të gjitha problemet e botës vetëm. Ne duhet të punojmë me vendet e tjera. Na duhet bashkëpunimi i tyre, tha ai.
Përveç Blinken, ekipi i Biden përfshin Jake Sullivan si këshilltar të sigurisë kombëtare, Linda Thomas-Greenfield si ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara e cila në fjalën e saj tha se Amerika Multilateralizmi Diplomacia janë kthyer.
John Kerry rikthehet si i dërguari i posaçëm për çështjet klimatike. Avril Haines, pritet të jetë në krye të inteligjencës Kombëtare.
Biden përzgjodhi gjithashtu Alejandro Mayorkas për të kryesuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare. Jake Sullivan u nominua këshilltar i sigurimit kombëtar dhe Janet Yellen, ish kryetare e Rezervës Federale pritet të emërohet si Sekretare e Thesarit.
Disa prej pozicioneve pritet të marrin aprovimin e senatit.
Lexoni gjithashtu:
Biden mirëpret tranzicionin: Ta shfrytëzojmë për të shëruar Amerikën
Administrata Biden l Kush është sekretari i ri i shtetit dhe drejtuesja e inteligjencës kombëtare
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta