Analistët gjykojnë si thelbësore vendosjen në dialogun me Serbinë njohjen e Kosovës
Njohës të politikës në Kosovë e cilësojnë si thelbësore për dialogun me Serbinë që të vendoset qartë si temë e bisedimeve edhe njohja e pavarësisë.
Kryeredaktori i gazetës zvicerane “Tages-Anzeiger” Enver Robelli, gazetarja Jeta Xharra dhe analistja Donika Emini komentuan në “Ilva Now” në Euronews Albania si domosdoshmërish të nevojshme për t’u ndryshuar qasjen aktuale të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Robelli analizoi si të drejta qëndrimet dhe gjykimet e mbajtura nga Albin Kurti për sa i përket dialogut, mirëpo shtoi se në diskutim mbetet nëse do të jetë apo jo njohja e pavarësisë në dialog.
“Si do të përfundojë [dialogu], dhe çështja është a do të jetë pjesë e negociatave çështja e njohjes së pavarësisë të Kosovës nga Serbia, nëse kjo nuk është çështje dhe vazhdohet me dialog sa për sy e faqe ku Serbia krijon favore për të depërtuar sa më thellë brenda shtetit të Kosovës dhe nuk i përgjigjet pyetjes themelore për njohjen e Kosovës, nuk shoh të ketë kuptim dialogu,” – tha Robelli, i cili theksoi se nga Beogradi synohet që Kosova të jetë shtet jofunksional.
Sipas gazetarit Robelli çështja themelore e dialogut duhet të ridiskutohet edhe nga ndërkombëtarët, që duhet të kenë një qëndrim më të qartë.
Gazetarja Jeta Xharra e përqendroi komentin e saj te fakti se Kryeministri Albin Kurti ka ndryshuar qasjet për sa i përket dialogut. Ajo tha se Kurti e pati konsideruar dialogun jo-prioritet kryesor dhe se dialogun do ta niste duke biseduar si fillim me serbët e Kosovës e më pas me ata të Beogradit.
Mirëpo Xharra theksoi se tashmë gjërat kanë ndryshuar se “dialogu po nis fillimisht nga Beogradi” dhe “po kthehet në prioritet kryesor”.
Donika Emini tha se dialogu nuk ka qenë kurrë prioritet dhe se me këtë qasje “Albin Kurti ka pasur të drejtë”. Emini e konsideroi të koordinuar ndikimin e ndërkombëtarëve në Kosovë për të reflektuar interesat e tyre gjeostrategjike.
Ajo i dha të drejtë qëndrimit të Robellit se në dialog nuk ka pasur një pikë konkrete për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe për këtë, përveç SHBA-ve, palët ndërkombëtare nuk kanë pasur qëndrim konkret.
LEXONI GJITHASHTU:
- Adri Nurellari: Kurti po tenton dialog me Serbinë me ide të shteruara
- Akri Çipa analizon mundësinë që ka Kosova për të paditur Serbinë për gjenocid
- Dialogu Kosovë-Serbi, Robelli: Përfshirja e SHBA mund të përshpejtojë një “zgjidhje të kënaqshme”
- Gazetari Egro: Ministrave të qeverisë së Kosovës do t’u duhet kohë të kuptojnë se çfarë po bëjnë
- Donika Emini i cilëson konfuze qëndrimet e ministres së Jashtme të Kosovës
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë, disa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë