Anëtarësimi në BE i Shqipërisë dhe RMV, Gjermania informon për procesin negociues
Ministri gjerman për çështjet Evropiane, Mikael Roth në nisje të takimit virtual me ministrat e çështjeve evropiane e vuri theksin tek sundimi i ligjit që shumë shtete evropiane duhet të ndjekin.
Duke u ndalur tek pandemia COVID19 Roth theksoi se ekonomia dhe situata e krijuar është në krye të agjendës së bisedimeve.
Roth kërkoi që shtetet e unionit të bashkëveprojnë me solidaritet në mënyrë që fondet të shpërndahen për të gjitha vendet.
Kujtojmë se Polonia dhe Hungaria një ditë më parë bllokuan paketën e rimëkëmbjes së BE pas kritikave për sundimin e ligjit.
Ndërkaq, ministri gjerman për Evropën, Michael Roth do të informojë lidhur me procesin e negociatave për anëtarësimin në BE, të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Qëllimi i presidencës gjermane, – thuhet në agjendën e takimit, – është që kuadri negociues dhe rregullimet e brendshme të miratohen në kohë, në mënyrë që të dyja vendet të zhvillojnë konferencën e parë ndërqeveritare në vitin 2020, e nëse plotësohen kushtet, ky është hapi që nis zyrtarisht procedurën e anëtarësimit.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta