Angela Merkel po shpenzon shumë, ish-kancelarja në shënjestrën e ‘Financave’

6 Nëntor 2022 | 12:01

Angela Merkel është vënë në shënjestër nga Ministria gjermane e Financave për shpenzimet tepër të larta të zyrës së saj në Bundestag, që i atribuohen si ish-kancelare.

Këtë e bëri të ditur e përditshmja ‘Der Spiegel’, që citoi një raport qeveritar për komisionin e buxhetit të parlamentit gjerman, sipas të cilit reduktimi do të ndikonte edhe në numrin e punonjësve në zyrë.

Sipas ‘Der Spiegel’, Merkelit iu vu në dukje se zyra e saj ka për qëllim vetëm “përmbushjen e detyrimeve post-zyrtare” dhe se “përjashtohet nga përdorimi për qëllime private ose për të gjeneruar të ardhura shtesë”.

Nën objektivin e Ministrisë së Financave kanë përfunduar edhe shpenzimet e udhëtimit, rimbursimi i të cilave, “merret në konsideratë vetëm nëse ish-kreu i qeverisë udhëton për llogari dhe në interes të Republikës Federale të Gjermanisë”.

Merkel aktualisht ka nëntë asistentë, sekretarë dhe shoferë, pagat e të cilëve i kushtojnë thesarit rreth 50.000 euro në muaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026