Angela Merkel takon në spital kritikun e Kremlinit, Alexei Navalny

28 Shtator 2020 | 13:20

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, konfirmoi të hënën se kancelarja gjermane Angela Merkel e kishte vizituar në një spital në Berlin ku po trajtohej për atë që u cilësua nga autoritetet gjermane si helmim përmes një agjenti nervor.

“Po kishte një  takim, por nuk ka pse të cilësohet si sekret”, tha Navalny në Twitter, teksa i referohej disa raportimeve në media ku thuhej se Merkel kishte vizituar Navalny në fshehtësi në spitalin ku ai qëndroi për 32 ditë.

“Ishte më tepër një si një vizitë private dhe bisedë me familjen. I jam shumë mirënjohës kancelares Merkel që më vizitoi në spital”, shkruan politikani rus.

Revista gjermane Der Spiegel raportoi të dielën në mbrëmje, pa përmendur burime, se Merkel kishte vizituar Navalny në fshehtësi por pa specifikuar se kur kishte ndodhur.

Navalny qëndroi plot 32 ditë në spital, prej të cilave 24 ditë në terapi intensive. Më pas doktorët shpallën se gjendja e tij ishte përmirësuar mjaftueshëm për ta lënë të mirë. Ai do të qëndrojë në Gjermani deri kur të kryejë seancat e rehabilitimit.

Navalny, politikan dhe hetues për korrupsionin, është ndër kritikët më të ashpër të presidentit Vladimir Putin.

Ai u dërgua në Gjermani dy ditë pasi u sëmur gjatë një fluturimi drejt Rusisë.

Navalny qëndroi dy ditë në koma në një spital në Siberi, ku doktorë rus thanë se nuk kishin zbuluar gjurmë helmimi. Ekspertë gjermanë të armëve kimike deklaruan më pas se opozitari rus ishte helmuar me Novichok, agjent nervor i periudhës sovjetike, çka u konfirmua edhe nga laboratorë në Francë dhe Suedi.

Aleatët e Navalny kanë akuzuar Kremlinin për helmimin e tij, por akuzat janë hedhur poshtë nga zyrtarët rusë.

 

Lexoni gjithashtu:

Rezolutë për Navalny. Parlamenti Evropian miraton draftin që kërkon hetim ndërkombëtar

Helmimi i liderit të opozitës ruse, laboratori gjerman gjen gjurmë të agjentit Novichok në shishen e ujit

Zgjohet Navalni, poston foto nga Berlini

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026