Anglia heq bllokadën, hyjnë në fuqi masa të reja
Masa kufizuese rajonale kanë hyrë në fuqi të mërkurën në disa pjesë të Anglisë, pas shfuqizimit të bllokadës 1-mujore. Ligjvënësit i aprovuan masat ditën e martë, pavarësisht rebelimit nga radhët e partisë së kryeministrit Boris Johnson, që tregoi pakënaqësinë me mënyrën se si ai po menaxhon pandeminë.
Mbi 40 për qind e qytetarëve në Angli do të jenë subjekt i niveleve të ndryshme kufizuese në jetën e përditshme.
Sistemi i ri përcakton se çfarë qytetarët mund dhe nuk mund të bëjnë. Edhe pse është më pak i ashpër se dy bllokadat e mëparshme të cilave Anglia iu nënshtrua këtë vit, ai sërish kufizon liritë sociale dhe ato tregtare.
Dyqanet dhe shkollat do të mbeten të hapura në të gjitha nivelet, por në zonat me nivelin më të lartë pub-et dhe restorantet do të mbyllen, me përjashtim të atyre që ofrojnë porosi për të marrë me vete.
E ashtuquajtura industria e mikpritjes, në ato zona ku kufizimet do të jenë më të buta, shpreson të sigurojë sa më shumë klientë gjatë kufizimeve të reja, pas mbylljes që përjetoi përgjatë izolimit total.
Ndërkohë, lëvizja nga njëri rajon në tjetrin, aty ku niveli kufizimeve do të jetë më i lartë, nuk do të lejohet e po ashtu as grumbullimet ndërfamiljare.
Qeveria britanike vlerëson se 23 milionë banorë do të jetojnë në nivelin më të ashpër të kufizimeve, ndërsa 32 milionë në atë të mesëm, që së bashku përbëjnë thuajse 99 për qind të popullsisë së Anglisë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta