Anglia vendos për heqjen masave anti-COVID, vaksinim i detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë francezë
Të hënën, kryeministri britanik Boris Johnson u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes, në një kohë kur thuajse të gjitha masat anti-COVID në Angli do të hiqen, duke filluar nga java e ardhshme.
“Është absolutisht jetike që në vijim të veprojmë me kujdes. Nuk do mund ta them kurrë mjaftueshëm fort dhe prerazi se kjo pandemi nuk ka mbaruar. Kjo sëmundje, coronavirusi, vazhdon të përbëjë rrezik për ju dhe familjen tuaj. Ne nuk mund të kthehemi menjëherë të hënën e ardhshme në jetën që ishim para COVID-it”, u shpreh ai.
Nga 19 korriku Anglia do të bëhet vendi i parë në Britani të Madhe që do të heqë detyrimet ligjore për të mbajtur maskë dhe për të respektuar distancimin social.
Qeveria britanike thotë se procesi i vaksinimit, ndër më të shpejtit në botë, ka shkëputur ndjeshëm lidhjen mes infeksioneve dhe sëmundjeve serioze ose vdekjes.
Ndërkohë, në Francë, vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm për punonjësit e shëndetësisë. Lajmin e bëri të ditur presidenti Emmanuel Macron, në një fjalim drejtuar qytetarëve.
Presidenti francez shtoi se së shpejti edhe restorantet, kafenetë dhe pikat kulturore do të jenë të aksesueshme vetëm nga ata që kanë bërë vaksinën apo kanë rezultuar negativë ndaj testit.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta