Anticovid, Von der Leyen: Vaksinimi mund të nisë përpara mbarimit të dhjetorit
Bashkimi Europian ka komunikuar se vaksinimet e para anticovid për qytetarët europianë do të nisin në fund të këtij viti. Ky lajm vjen pasi është nënshkruar kontrata e gjashtë për blerjen e 160 milionë dozave nga kompania Moderna. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, këshillon vendet anëtare të fillojnë përgatitjet për zbatimin e planit të shpërndarjes së dozave.
“Qytetarët e parë europianë kanë mundësi të vaksinohen përpara mbarimit të dhjetorit, pra më në fund ka dritë në fund të tunelit. Po, ashtu si kam thënë vaksinat janë të rëndësishme, por ajo çka vlen është vaksinimi. Vendet anëtare duhet të përgatiten, pasi ne jemi duke diskutuar për miliona shiringa, për organizimin e qendrave të vaksinimit dhe për një personel të stërvitur. Të gjitha këto duhen përgatitur”, tha Presidentja e KE-së.
Kompania gjermane “Binder” është duke prodhuar frigoriferë të veçantë për ruajtjen në një temperaturë të caktuar të rreth 117 doza vaksinash.
“Po e hap për një moment… e shikoni, nuk është ndryshe nga një frigorifer normal, përveç materialit të izolimit që është shumë më i trashë. Ja shikoni këtu nëse doni bëni krahasime. Këtu ka impiante ftohjeje, ftohës natyrorë, dhe nëse i hap tani do ta ndjeni sa ftohtë është brenda. Ekziston një diferencë prej 100 gradësh midis pjesës së brendshme të frigoriferit dhe pjesës së jashtme. Vaksinat ruhen në këto kuti”, u shpreh Peter Wimmer, zv. president i “Binder”.
Një lajm i tillë shton shpresat dhe mundësitë e parandalimit të mëtejshëm të pandemisë së COVID-19 përgjatë vitit 2021.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta