Ardian Civici: Vendi ka nevojë për një paketë të tretë ndihmëse
Ardian Civici, ekspert ekonomie gjatë një interviste për Euronews Albania tha se bizneset kanë nevojë për një paketë të tretë ndihme pasi efektet e pandemisë po i rrënojnë dhe nëse nuk ndërhyhet shumë prej tyre mund të shkojnë në faliment apo shkurtim të vendeve të punës.
“Mendoj se ka nevojë për një paketë të tretë, e cila duhet parë e kombinuar, një mbështetje sociale kryesisht për ruajtjen e punësimit për të siguruar të ardhura për ata punonjës që kanë humbur përkohësisht ose pjesërisht vendin e punës gjatë kësaj kohe. Ka nevojë për një ndërnyje tjetër, e cila jo detyrimisht mund të jetë ndërhyrje likuiditeti por mund të jetë dhe një përmirësim i paketës së garancisë sovrane. Mund të ketë gjithashtu rishikime të natyrës të lehtësimit fiskal pasi edhe vende të tjera po përpiqen në këtë fazë të ndërhyrjes që të mos e lënë biznesin që të rrënohet dhe të shkojë drejt falimentit”, u shpreh z. Civici.
Eksperti thotë se rimëkëmbja e ekonomisë gjatë vitit 2021 do të jetë e ngadaltë edhe pse parashikon se do të jetë gjithsesi më i mirë se sa viti aktual. Si pjesë ndikuese cilësoi edhe periudhën kur do të mbërrijë vaksina kundër covid në vendin tonë.
“Po mbyllim një vit të vështirë me rënie ekonomie me recesion në rastin më të mirë deri në 5-6 dhe në rastin më të keq deri në 8-9%. Një prodhim i ri i munguar më shumë se 1.2-1.3 miliardë euro gjatë vitit 2020. Natyrisht dhe goditja që kanë pësuar sektorët e ekonomisë.
Duke pasur parasysh trendet nuk mund të pritet një ndryshim i menjëhershëm dhe rikthim në gjendjen e viteve 2018-2019. Mendoj që rikuperimi i ekonomisë sonë do të jetë më i ngadaltë, por gjithsesi mendoj se do të jetë një vit më pozitiv se 2020 për shumë arsye jo vetëm për ndikimin e pandemisë”, tha z. Civici.
Pikërisht kjo gjendje ekonomisë shtroi më tej z. Civici ka ndikuar në faktin që të ketë një rënie të ndjeshme të fuqisë blerëse duke çuar rrjedhimisht dhe në uljen e çmimeve për disa produkte të shportës.
Është një logjikë e pastër ekonomike ajo që po ndodh në këtë vit si efekt i pandemisë dhe uljes së të ardhurave. Kërkesa është modeste e reduktuar dhe çmimet nuk kanë tendencë të rriten. Do të shtoja se në ditët në vazhdim për disa produkte do të ketë dhe ulje”, përfundoi Ardian Civici.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta