Argjentina legalizon abortin, i pari shtet në Amerikën Latine

30 Dhjetor 2020 | 09:16

Kongresi i Argjentinës ka legalizuar abortet në vend për shtatzënitë deri në 14 javë, një kthesë shumë e madhe për një rajon që ka disa nga ligjet më të rrepta në botë, për sa i përket abortit.

Senatorët votuan me 38 vota pro, 29 kundër dhe një abstenim gjatë një seance të gjatë maratonë.

Deri më tani, abortet në vend lejoheshin vetën në rastet e përdhunimit apo në rastet kur shëndeti i mamasë ishte në rrezik.

Projektligji ishte pranuar nga Dhoma e Deputetëve më herët gjatë këtij muaji.

Kisha Katolike, e cila ka një ndikim shumë të madh në Amerikën Latine, e ka kundërshtuar këtë lëvizje duke i bërë thirrje senatorëve ta refuzojnë projektligjin.

Aktivistët shpresojnë se miratimi i ligjit në Argjentinë, një ndër shtetet më të mëdha në Amerikën Latine, do të ndikojë që edhe vendet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

Presidenti argjentinas Alberto Fernandez, mbështetës i këtij projektligji, e ka prezantuar atë si një prej premtimeve të fushatës së tij.

“Jam katolik, por më duhet ta legalizoj për të gjithë qytetarët në vend”, është shprehur ai më herët.

Presidenti Fernandez tha gjithashtu se legalizimi i abortit si dhe ofrimi i këtij shërbimi pa pagesë deri në javën e katërmbëdhjetë të shtatzënisë ka të bëjë shumë me shëndetin publik, pasi çdo vit rreth 38,000 gra shkojnë në spital si pasojë e aborteve “klandestine” dhe që prej demokracisë në vitin 1983 më shumë se 3,000 gra kanë ndërruar prej kësaj arsyeje.

 

Lexoni gjithashtu:

Identifikohet rasti i parë në SHBA i infektuar me variantin e ri të COVID-19

Mbretëria e Bashkuar aprovon vaksinën anti-COVID AstraZeneca

Vaksina e AstraZeneca drejt miratimit, Mbretëria e Bashkuar pritet ta aprovojë sot

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026