Armand Shkullaku: Figurat e reja shërbejnë si makijazh për partitë
Armand Shkullaku mendon se figurat e reja të servirura nga partitë politike, çdo zgjedhje, janë thjesht makijazh propagandistik.
“Nuk ka asnjë shpresë që prurjet e reja të sjellin këtë frymë. Të kopjosh një model është një gjë, por kjo nuk krijon frymë. 2005 ishte hera e parë dhe e fundit që një parti erdhi duke krijuar frymë dhe diskutim.
‘Të gjithë një m … jemi, por na zgjidhni ne se jemi e keqja më e vogël. Të rinjtë që po sjellim i duam thjesht për makijazh. Opozita thjesht duhet të jetë realiste, të thotë ‘ne jemi këta që jemi’ dhe ‘na votoni për normalitetin”, tha Shkullaku në një intervistë për emisionin “Me Pak Fjalë”, në Euronews Albania.
Ai vlerësoi se partitë politike janë kthyer në pronë të një personi të vetëm, duke dëmtuar demokracnë në vend:
“Ne jemi një karikaturë e demokracisë funksionale sepse partitë politike i kemi kthyer në pronë të një njeriu të vetëm.”
Shkullaku vlerësoi procesin e zgjedhjeve të kandidatëve për deputet në PD, duke e quajtur të parin e këtij lloji në vend:
“Procesin e ri nuk dua ta paragjykoj, sepse flasim në bazë të fakteve. Është i pari në këtë lloj.
Në bazë nuk ka ndikim të Lulzim Bashës, ndërsa për Komisionin, i cili do të s’kualifikoje 50 për qind të kandidaturave, kam besim të plotë se do të bëjnë punën.
Basha do të gjykohet se çfarë emrash do të fusi në 20 përqindëshin e vet.
Ti japim Bashës të drejtën që i takon dhe të mbajmë një sy kritik nëse do të ketë devijime nga ky proces.”
Lexoni gjithashtu:
Armand Shkullaku: Në mungesë të frymës, PD ka zgjedhur normalitetin
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit