Armin Laschet zgjidhet kreu i ri i CDU, pason Angela Merkel pas 16 vjetësh
Partia e Kancelares gjermane Angela Merkel ka zgjedhur Armin Laschet, kryeministrin e shtetit perëndimor gjerman të Nordrhein-Westfalen si pasardhësin e saj në drejtimin e Unionit Demokristian të Gjermanisë (CDU).
Laschet pritet të jetë kandidati kryesor për kancelar në Gjermani në zgjedhjet federale që do të zhvillohen në shtator.
59-vjeçari fitoi në balotazh kundër kandidatit Merz, duke siguruar 521 vota kundrejt 466. Në vendim morën pjesë 1001 delegatë. Laschet e ka prezantuar veten si një kandidat që do të ndjekë politikat e kancelares Merkel.
Merkel, e cila ka qenë kancelare që nga viti 2005, njoftoi në fund të vitit 2018 se nuk do të kërkonte një mandat të pestë. Ajo gjithashtu u tërhoq nga udhëheqja e CDU.
Rezultati i së shtunës do të miratohet zyrtarisht në një votim postar – i cili pritet të jetë një formalitet, por kërkohet nga ligji gjerman.
Lexoni gjithashtu:
Epoka post-Merkel, CDU zhvillon zgjedhjet, në garë tre kandidatë
Mësymja e Capitol Hill, hetuesit: Kryengritësit donin të vrisnin zyrtarët e zgjedhur
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta