Arrestohen gazetarët në Rusi, kërkojnë lirimin e gazetares Prokopyeva, rrezikon 6 vite burg

4 Korrik 2020 | 10:01

Të paktën 17 persona, në mesin e të cilëve kishte edhe gazetarë, u arrestuan ditën e premte në Rusi. Ata u akuzuan për organizimin e protestave, të cilat kërkonin lirimin e një gazetareje të arrestuar dy vite më parë me akuzën e justifikimit të terrorizmit.

Svetlana Prokopyeva, e cila mund të përballet me një dënim deri në 6 vite burg nëse shpallet fajtore, u arrestua në nëntor 2018 kur ajo përdori programin e saj radio për të diskutuar rastin e një të riu 17-vjeçar, i cili shpërtheu veten në zyrën e Federale të Sigurisë (FSB) në qytetin e Archangelsk.

Në incidentin, që më pas u quajt akt terrorist humbi jetën vetë i riu dhe tre persona të tjerë. Në programin e saj, Prokopyeva kritikoi  mënyrën se si shteti trajtonte mendime e kundërshtarëve të vet, duke thënë se qasja e saj mund të çonte në veprime radikale në Archangelsk.

Protestuesit kanë shprehur frikë se çështja e Prokopyeva mund të pasohet nga më shumë shtypje në vend, pasi njerëzit nuk janë në gjendje të protestojnë lirshëm për shkak të kufizimeve  të vendosura nga COVID-19. Gjykata pritet të shpallë vendimin përfundimtar të hënën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026