Arrestohet 21-vjeçari që vrau 8 persona në qendrat estetike në Atlanta, SHBA

17 Mars 2021 | 11:22

8 persona u vranë pas te shtënave me armë zjarri që ndodhën të martën në mbrëmje në Atlanta, SHBA.

Policia deklarojë se 21-vjeçari u arrestua pas një kërkimi intensiv nga organet e rendit, që zgjati për orë me rradhë.

Shumë nga viktimat ishin gra aziatike, thanë autoritetet.

Gjithçka fillojë rreth orës 17:00 pasdite, kur 5 njerëz u sulmuan me armë tek qendra e masazhit Youngs Asian, në një qendër komerciale pranë zonës rurale të Acworth, rreth 50 km në veri të Atlant-ës.

Dy persona pësuan vdekjen në vendngjarje dhe 3 të tjerë u transportuan për në spital, ku dy prej të cilëve nuk ja dolën dot.

Rreth orës 17:50 policia gjeti rastësisht tre gra të tjera të vdekura pranë qendrës Gold Spa, pasi po i përgjigjej një telefonate për grabitje.

Ndërkohë që ishin në vendngjarje, ata mësuan për një tjetër telefonatë për të shtëna me armë, pranë një tjetër qendre estetike, Aromatherapy Spa dhe aty u gjet një grua e cila kishte pësuar vdekjen brenda biznesit të saj, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Këto vrasje erdhën menjëherë pas një vale sulmesh kundra Aziatiko-Amerikanëve që përkojnë me përhapjen e coronavirusit në SHBA.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026