Arrestohet aktorja e njohur turke

12 Qershor 2026 | 21:58

Policia turke ka ndaluar 22 persona, përfshirë disa figura të njohura të industrisë së filmit dhe muzikës, në kuadër të një hetimi për vepra të dyshuara që lidhen me substance narkotike dhe prostitucionin në Stamboll, sipas raportimeve të mediave lokale.

Mes të ndaluarve raportohet se janë këngëtari Kenan Do?ulu, aktorja e njohur turke Beren Saat, muzikanti Ozan Do?ulu, aktori Enis Ar?kan, këngëtari Berdan Mardini dhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale Kerimcan Durmaz, shkruan Turkiyetoday.

Valë e re operacionesh nga policia

Operacioni u zhvillua nga njësitë kundër narkotikëve të Drejtorisë së Policisë së Stambollit, në kuadër të një hetimi të udhëhequr nga Zyra e Kryeprokurorit Publik.

Autoritetet kishin lëshuar urdhra ndalimi për 22 të dyshuar, përpara se ekipet e policisë t’i merrnin ata në paraburgim. Ky rast është pjesë e përpjekjeve më të gjera të Turqisë për të luftuar narkotikët, të cilët zyrtarët i konsiderojnë një shqetësim serioz për shëndetin publik dhe sigurinë.

Lista e plotë e të ndaluarve përfshin: Ay?e Hatun Önal, Tolga Cam, Ferhan Kaya, Murat Sayg?, Enis Ahmet Onat, Ahmet Karo?lu, Emre Tari, Hasan Vatan, Kerimcan Durmaz, Kenan Do?ulu, Beren Saat, Mehmet Cem Karc?, Berdan Mardini, Reyhan Küçükyegen, Ozan Do?ulu, Ya?ar ?pek, Mehmet Y?ld?z, Tessy Ramos Correira, Enis Ar?kan, Rafet Eren Yorulmazer, Ali Efe Bezci dhe Selin Ci?erci.

Të ndaluarit iu nënshtruan kontrolleve mjekësore

Pas ndalimit, të dyshuarit u dërguan për kontrolle mjekësore, një procedurë standarde në proceset e zbatimit të ligjit në Turqi.

Më pas ata u transferuan në ambientet e Drejtorisë për Luftimin e Krimeve të Narkotikëve në Stamboll, ku pritej të jepnin deklaratat e tyre në kuadër të hetimit.

Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me akuzat specifike ndaj secilit person apo me fazën aktuale të procesit gjyqësor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026