Arrestohet ish-kontrollorja e sigurisë ajrore 5 vite pas aksidentit të skuadrës Chapecoense

25 Shtator 2021 | 13:34

Autoritetet brazaliane kanë arrestuar një ish-zyrtare të sigurisë ajrore në lidhje me aksidentin që la 71 të vdekur në vitin 2016. Shumica e viktimave ishin pjesëtarë të klubit të Chapecoense, të cilët po udhëtonin për një ndeshje në Kolumbi.

Policia federale e Brazilit njoftoi arrestimin e Celia Castedo Monasterios, ish-punonjëse e sigurisë ajrore në Bolivi e cila prej rreth pesë vitesh ishte në arrati. Ajo akuzohet për shpërdorim detyre me pasojë shkaktim vdekje pasi ka firmosur procesvërbalin e kontrollit teknik të avionit LaMia 2933 që u përlas më 28 nëntor 2016 në rrethina të Medellinit.

Hetimet e një grupi pune mes dy vendeve kanë nxjerrë përfundimin se avioni u përplas pasi nuk kishte karburant të mjaftueshëm për të përmbyllur fluturimin nga Santa Cruz de la Sierra në Bolivi drejt Medellinit në Kolumbi.

Punonjësit e sigurisë ajrore do të duhet të kontrollonin për gjendjen e karburantit, pasi zakonisht avionëve u kërkohet që të kenë më shumë se sa u kërkohet për përmbushjen e një fluturimi. Por Monasterio e pati firmosur kontrollin gjithsesi.

Avioni LaMia 2933 me 77 persona në bord (21 gazetarë, skuadra e Chapocoenses dhe zyrtarë të klubit) u përplas pak përpara mbërritjes për në Medellin, ku skuadra e Chapocoenses pritej të luante ndeshjen finale të Kupës Libertadores. Nga përplasja mbietuan vetëm 6 persona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026