Arrestohet një zyrtar në Gjermani, akuzohet për spiunazh për Rusinë
Një zyrtar qeveritar është arrestuar në Gjermani pasi akuzohet se ka transmetuar informacione sekrete në Rusi.
Sipas BBC, burri është emëruar vetëm si Thomas H, në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë. Ai punonte në një zyrë që merrej me pajisje ushtarake dhe teknologji informacioni.
Pretendohet se ai shkoi me iniciativën e tij në ambasadën ruse në Berlin, si dhe në konsullatën e saj në qytetin e Bonit, ku ofroi shërbimet e tij. Ai u soll para një gjyqtari të mërkurën dhe u ndalua, në pritje të një gjyqi.
“Prokurori federal ka arrestuar një oficer gjerman me dyshimin se punonte për një shërbim sekret të huaj”,-shkroi Ministri i Drejtësisë Marco Buschmann në platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter. “Vigjilenca është rend i ditës”.
“Burri dyshohet se ka dorëzuar informacionin e marrë gjatë punës së tij me qëllim që ato t’i kalohen një shërbimi të inteligjencës ruse”,-tha zyra e prokurorit federal. “Ai u arrestua në Koblenz në Gjermaninë perëndimore,shtëpia dhe vendi i tij i punës u kontrolluan”,-shtoi ajo.
Arrestimi erdhi pasi agjencia e sigurisë së brendshme, BfV, paralajmëroi në qershor kundër rrezikut të një “operacioni agresiv spiunazhi rus” ndërsa Moska kryen pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës. Ky nuk është rasti i parë i këtij lloji që nga pushtimi rus në shkurt të vitit të kaluar.
LEONI GJITHASHTU:
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit