Arrestohet për korrupsion kryeprokurori i Moldavisë
Prokurori i përgjithshëm i Moldavisë është shkarkuar nga detyra dhe më pas arrestuar, në kuadër të një hetimi për korrupsion në dëm të tij.
Kryeprokurori Alexandru Stoianoglo u mor nga policia në një qendër paraburgimi në kryeqytetin Chisinau, pasi një grup agjentësh të shërbimeve sekrete kontrolloi zyrën dhe shtëpinë e tij.
Hetuesit moldavë deklaruan se Stoianoglo akuzohej për abuzim me anë të detyrës, tejkalim të kompetencave zyrtare, korrupsion dhe deklarata të rreme.
Presidentja e vendit, Maia Sandu e përshëndeti lëvizjen, duke deklaruar se çdo qytetar duhet të përgjigjet përpara ligjit për çdo krim të kryer, pavarësisht pozicionit.
“Si presidente e vendit, unë dua atë që duan qytetarët: respektim të rreptë të ligjit, jo abuzime dhe ndëshkim të kujtdo që kryen shkelje”, tha Sandu në një postim në profilin e saj në Facebook.
Disa orë pas arrestimit, kryetarja e shtetit nënshkroi një dekret që caktonte Dumitru Robu, një ish-prokuror i Antikorrupsionit, si zëvendësues të Stoianoglo.
Sanadu erdhi në pushtet në zgjedhjet e nëntorit 2020 duke mundur liderin pro-rus Dodon dhe duke premtuar një paketë reformash për të luftuar korrupsionin dhe për të afruar Moldavinë me Perëndimin.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta