Arrestohet piloti i Air Canada, fluturoi për 17 vjet me patentë të falsifikuar

10 Qershor 2026 | 18:58

Një ish-pilot i Air Canada po përballet me akuza penale pasi fluturoi me një patentë piloti të falsifikuar për 17 vjet , njoftoi të martën policia kanadeze. 

Jeffrey Wall u arrestua më 1 qershor pasi, sipas hetuesve, ai kishte bërë më shumë se 900 fluturime vendase dhe ndërkombëtare nga viti 2009 deri në vitin 2025, pa marrë kurrë licencën e kërkuar ose pa përfunduar studimet e tij.

“Ky rast dhe detajet e tij janë si një skenar filmi”, tha zëvendësshefi i Policisë Rajonale të Peel, Nick Milinovic, në një konferencë për shtyp në Ontario. “Wall u ngrit në pozicionin e kapitenit, ku për gati 17 vjet ai fluturoi me Boeing 767, 777 dhe 787”, duke fituar më shumë se 2 milionë dollarë nga puna e tij. 

Historia të kujto filmin e vitit 2002 “Catch Me If You Can”, ku protagonisti luajti rolin e një piloti të PanAm për vite me radhë. 

Në këtë rast, Wall mbante një licencë piloti komercial gjatë gjithë karrierës së tij 27-vjeçare me Air Canada, por sipas policisë, ai kurrë nuk mbante një Licencë Piloti të Linjës Ajrore (ATPL-A), e cila kërkohej për gradën e kapitenit, në të cilën ai u gradua në vitin 2009.

“Kjo është analoge me një mjek që ka licencë për të ushtruar mjekësinë familjare, por kryen operacione në tru në zyrën e tij”, tha Milinoviç. “Ekzistojnë kërkesa dhe rregullore shtesë për titujt profesionalë që ekzistojnë për një arsye”.

“Ne besojmë se i pandehuri i ka paraqitur në mënyrë të rreme kualifikimet e tij si punëdhënësit ashtu edhe autoritetit rregullator përkatës”, tha Milinoviç.

Wall u identifikua pas një kontrolli rutinë të certifikatave të tij në vitin 2025, i cili zbuloi “parregullsi… në dokumentet e licencës së tij të pilotit” dhe Air Canada njoftoi rregullatorët.

Kompania ajrore vuri në dukje se Wall ishte një pilot profesionist i certifikuar dhe kishte demonstruar rregullisht se ishte i aftë të pilotonte në mënyrë të sigurt avionë të mëdhenj.

“Siguria nuk u komprometua nga ky incident, pasi të gjithë pilotët e Air Canada i nënshtrohen trajnimit të detyrueshëm rifreskues çdo gjashtë muaj për të vërtetuar aftësinë e tyre të fluturimit, i cili përfshin një kontroll fluturimi me një pilot kontrolli të certifikuar nga Transport Canada çdo 12 muaj”, tha Air Canada në një deklaratë të lëshuar të hënën.

“Megjithatë, licencimi i duhur është një element kyç i qasjes shumështresore të industrisë së aviacionit ndaj sigurisë, prandaj Air Canada e merr këtë çështje me seriozitetin më të madh”, vazhdoi linja ajrore.

Wall u gjobit nga rregullatori i transportit të Kanadasë dhe përballet me shtatë akuza penale. Ai pritet të paraqitet në gjykatë më 29 qershor 2026.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump kërcënon: Do ta godasim përsëri fort Iranin sot

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi se Shtetet e Bashkuara kanë ndërmend të rifillojnë sulmet kundër Iranit sot. Çdo sulm i ri do të vijë pas bombardimeve të SHBA-së...
18:48 | 10/06/2026

“Diktator antisemit”, Netanyahu kritikon Erdogan pas deklaratave lidhur me veprimet ushtarake izraelite

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan pas komenteve të tij në lidhje me operacionet ushtarake izraelite në rajon, duke e quajtur...
18:41 | 10/06/2026

Studimi: Blerja e një shtëpie në Spanjë po bëhet gjithnjë e më e paarritshme

Blerja e një shtëpie në Spanjë po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Sipas një studimi të publikuar nga Fotocasa dhe InfoJobs, në vitin 2025...
18:07 | 10/06/2026