Arrestohet polici i përfshirë në vdekjen e afro amerikanit
Polici i shkarkuar, Derek Chauvin është akuzuar për vrasje të shkallës së tretë, për rastin e George Floyd, tha pasditen e së premtes Prokurori i Qarkut Hennepin, Mike Freeman.
Rasti i George Floyd shkaktoi zemërimin e shumë qytetarëve në mbarë vendin, për faktin se ndërsa ai kishte vështirësi në frymëmarrje, një polic i bardhë e mbante të bllokuar me gjurin në qafë. Familja e të ndjerit ka kërkuar që 4 agjentët e policisë të përfshirë në vdekjen e tij të akuzohen për vrasje.
Gjatë konferencës për shtyp, Prokurori tha se janë akoma në fazën e rishikimit të provave dhe se në orët në vijim akuzat mund të shtohen. Nën hetim janë marrë edhe tre oficerët e tjerë të pushuar nga puna.
Incidenti ka rritur irritimin e komunitetit afro-amerikan ndaj policisë që vret njerëzit me ngjyrë, përfshirë këtu rastin e shtetases Breona Taylor në Kentaki.
Protesta janë zhvilluar gjithashtu në New York, Çikago, Los Anxheles dhe Memfis. Në Ohajo, policia përdori spraj djegës për të shpërndarë manifestuesit.
Sidoqoftë situata më e rëndë u verifikua në Mineapolis, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome në përpjekje për të shpërndarë turmën e mbledhur jashtë komisariatit numër 3 të qytetit, i cili u përfshi nga flakët.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta