Arrihet marrëveshja për Brexit, Johnson: Më e mira për ne

24 Dhjetor 2020 | 21:17

Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe arritën më në fund marrëveshjen për Breksit, e cila kishte mbetur e bllokuar tek çështja e peshkimit dhe rregullat e ardhshme tregtare. Kryeministri Boris Johnson njoftoi arritjen e akordit, që e cilësoi “marrëveshjen më të madhe tregtare” të arritur ndonjëherë me Bashkimin Evropian. Ai tha se Britania ka arritur të rimarrë në duart e saj kontrollin e ligjit, kufijve dhe ujërave të peshkimit.

“Kemi arritur marrëveshjen më të madhe tregtare deri më sot, me vlerë 660 miliardë paund në vit. Është një marrëveshje gjithëpërfshirëse për tregtinë e lirë, sipas stilit kanadez, që do të mbrojë vendet e punës në vendin tonë dhe që do të lejojë shitjen e mallrave tona pa tarifa në tregun e BE-së”, tha Johnson.

Arritja e paktit tregtar u përshëndet në një konferencë shtypi edhe nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila e vlerësoi atë si një marrëveshje “të drejtë dhe të balancuar”.

“Më në fund kemi një marrëveshje. Ishte një rrugë e gjatë dhe e vështirë, por arritëm të gjenim një zgjidhje që ia vlente. Ishte e drejtë, e balancuar dhe gjëja e duhur e më e përgjegjshme për të dyja palët. Negociatat ishin të vështira. Shumë gjëra ishin në rrezik për shumë njerëz, ndaj ishte një akord për të cilin na u desh të luftonim”, deklaroi presidentja e KE.

Marrëveshja u arrit vetëm 7 ditë para se Mbretëria e Bashkuar të dilte nga një prej blloqeve më të mëdha tregtare në botë, lëvizja më domethënëse në gjeopolitikën globale që nga rënia e mbretërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026