Arrihet marrëveshja që lidh fondet e BE me shkeljet e shteteve mbi sundimin e ligjit
Është firmosur marrëveshja e cila i jep Brukselit dritën e gjelbër për të ndërprerë fondet vendeve anëtare që kanë probleme me shtetin e së drejtës.
Liderët europianë kanë rënë dakord për buxhetin prej 1.8 trilionë eurosh dhe paketën e rimëkëmbjes së coronavirusit pas një samiti maratonë që u mbajt në verë.
Megjithatë, marrëveshja duhet të miratohet nga eurodeputetët të cilët kanë qenë këmbëngulës në pikën e lidhjes me shtetin e së drejtës – parim i cili përfshin vlerat demokratike, të drejtat e njeriut dhe pavarësinë e gjyqësorit – me fondet e BE-së drejt vendeve anëtare.
Tashmë negociatorët e Parlamentit Europian dhe Këshilli i BE-së – i cili përfaqëson krerët e shteteve të vendeve anëtare – kanë arritur në marrëveshje.
Mekanizmat e reja do të lejonin penalizimin e një shteti nëse kjo miratohet nga shumica e vendeve anëtare.
Kjo do të thotë që vende si Polonia dhe Hungaria, të cilat kanë pasur përplasje me BE gjatë viteve të fundit, mund t’iu ndërpriten fondet pa pasur mundësinë e vetos.
Marrëveshja ka nevojë për miratimin përfundimtar të Parlamentit Europian dhe të Këshillit dhe është pjesë e negociatave të gjëra për buxhetin prej 1.8 trilionësh për rimëkëmbjen ekonomike nga COVID-19.
Ministrja e Drejtësisë së Hungarisë, Judit Varga, tha në Facebook se “është e papranueshme që pavarësisht ë dhe sfidave serioze që po përballet ekonomia europiane, Parlamenti Europian këmbëngul me politikat dhe ideologjitë për të shantazhuar Hungarinë”.
Lexoni gjithashtu:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta