Artisti francez i ‘heq’ fasadën pallatit antik në Romë
Artisti francez, JR krijoi këtë javë një instalacion mural artistik për të befasuar kalimtarët në Romë, duke zgjedhur godinën e ambasadës franceze në kryeqytetin italian.
Pallati ‘Farnese’, prej kohësh seli e fytyrës diplomatike të qeverisë franceze në Itali, është ndërtuar në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, me dëshirën e kardinalit Alessandro Farnese, që më vonë u bë Papa Pali i Tretë.
Ai ngrihet në sheshin Farnese, në qendër të Romës.
Instalacioni artistik u ofron njerëzve një pamje të asaj se si do të dukej ndërtesa nëse fasada e saj do të ishte e hequr.
“Pallati ‘Farnese’, një nga godinat më të famshme të Romës, nuk është i hapur për këdo dhe brenda tij janë disa dhoma që nuk mund të vizitohen. Kjo është një mënyrë për ta hapur pallatin për këdo, për t’u treguar njerëzve dhomat që mund të shihen vetëm në libra ose në internet. Kjo për mua është një formë arti në njëfarë rrethane”, shprehet artisti.
JR ka realizuar disa projekte të ngjashme, përfshirë një mural në Pallatin ‘Strozzi’, në Firence.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta