Artisti i vrarë në Bjellorusi, BE bën thirrje për sanksione shtesë
Me mijëra persona janë mbledhur në Minsk që të mbajnë zi për vdekjen e artistit 31-vjeçar, i cili mendohet të jetë rrahur nga forcat policore gjatë protestave bjelloruse. Dëshmitarët e ngjarjes kanë thënë se Raman Bandarenka u arrestua pas përplasjeve me disa persona, të cilët po përpiqeshin të hiqnin fjongot e kuqe me të bardhë që përfaqësojnë lëvizjen disa mujore të qytetarëve bjellorusë.
Sipas ministrit të brendshëm të Bjellorusisë, gjatë kohës së arrestimit të Bandarenkas, ai kishte dëmtime fizike dhe shenja të dehjes nga alkooli. Ndërkohë, Autoritetet bjelloruse kanë mohuar akuzat se shkaku I vdekjes së protestuesit ka qenë policia.
Pas vdekjes së artistit, Bashkimi Europian e ka “dënuar fuqishëm” ngjarjen dhe dhunën e shkaktuar nga policia. Blloku ka kërcënuar, se nëse vazhdon dhuna ndaj protestuesve, do të vendosë sanksione të tjera. Gjithashtu, shteti i Lituanisë nuk është kursyer të shprehë opinionin rreth ngjarjes.
“Të tronditur nga vdekja e Raman Bandarenka. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen dhe miqtë e tij. Raman ishte vetëm 31 vjeç. Një cinizëm i paparë, mizori e regjimit dhe një injorancë e prerë ndaj aspiratave për ndryshim të qytetarëve”, tha Linas Linkevicius, ministër i Jashtëm i Lituanisë.
Ngjarja është komentuar edhe nga liderja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikanovskaja, e cila bën thirrje që të mos ndalen protestat kundër një regjimi të tillë.
“Ne e dimë që nuk do t’i bindemi atyre që janë të gatshëm të na vrasin. Ne do të vazhdojmë të dalim në protesta, do të vazhdojmë grevat, si dhe do të privojmë këtë regjim nga mjetet që përdor për të ekzistuar. Ne do të kërkojmë sanksione të reja, ndjekje penale mbarëkombëtare dhe ndëshkim për kriminelët”, tha Sviatlana Tsikhanouskaya, lidere e opozitës bjelloruse.
Shumë qytetarë në nder të artistit të vrarë kanë organizuar homazhe duke ndezur qirinj dhe duke mbajtur flamurin tradicional të Bjellorusisë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta