Asnjë viktimë gjatë natës në Izrael, bilanci nga sulmet me raketa iraniane
Pavarësisht disa dëmeve materiale, nuk është raportuar për viktima apo të plagosur në Izrael nga breshëria më e fundit e raketave të lëshuara nga Irani gjatë natës.
Qeveria izraelite njofton se rreth 400 raketa balistike janë qëlluar nga Irani që nga nisja e sulmeve izraelite të premten e kaluar, ndërsa janë lëshuar gjithashtu qindra dronë.
Sipas autoriteteve izraelite, që nga e premtja, janë prekur rreth 40 zona në të gjithë vendin. Deri më tani 3,800 persona janë evakuuar, 24 kanë humbur jetën, dhe më shumë se 800 janë plagosur.
Janë paraqitur gati 16,000 kërkesa për dëmshpërblim për dëmtime në ndërtesa dhe mbi 1,000 për dëmtime të automjeteve.
Sistemi i mbrojtjes ajrore “Kupola e Hekurt” duket se ka funksionuar në mënyrë efektive, por me një kosto të raportuar prej 250 milionë dollarësh për natë.
Sipas një raporti të Washington Post, që citon një burim të njohur me inteligjencën amerikane dhe izraelite, nëse Irani vazhdon me sulme intensive dhe pa ndërhyrje ose furnizime shtesë nga SHBA, Izraeli mund të jetë në gjendje ta mbajë mbrojtjen ajrore për vetëm edhe 10 deri në 12 ditë.
LEXONI GJITHASHTU:
Iraku mirëpret bisedimet SHBA-Iran
Plani i ri i mbrojtjes në Britani, Starmer shpalos programin e investimeve para largimit nga detyra
Kongo raporton më shumë se 1,300 raste me Ebola: OBSH-ja bën thirrje për kujdes
- 09:45 Iraku mirëpret bisedimet SHBA-Iran
- 09:44 Plani i ri i mbrojtjes në Britani, Starmer shpalos programin e investimeve para largimit nga detyra
- 09:41 Kongo raporton më shumë se 1,300 raste me Ebola: OBSH-ja bën thirrje për kujdes
- 09:39 NASA: 60,000 ndërtesa mund të jenë dëmtuar ose shkatërruar nga tërmeti në Venezuelë
- 09:36 Arrestohet shqiptari në Britani, la fëmijët vetëm në shtëpi për të takuar një 14-vjeçare që kishte njohur në internet
- 09:32 Vance kundër Rubio, a është ekipi i Trump i përçarë për shkak të luftës në Iran?