Aspekti tjetër i COVID-19; pandemia la në harresë sëmundje të tjera

26 Maj 2020 | 13:20

Sistemet shëndetësore në Evropë po vlerësojnë se si rënia e COVID-19 ka patur një impakt negativ tek trajtimi i pacientëve më sëmundje të tjera.

Në Mbretërinë e Bashkuar, studiuesit e kancerit kanë deklaruar se shumë njerëz mund të jenë në rrezik për shkak se nuk kanë zbuluar atë në fazat fillestare, pasi kanë shmangur vajtjen tek doktori në këto muaj bllokadë.

“Pacientëve u është thënë të mbështesin sistemin shëndetësor. Ndaj, nëse ata kanë një simptomë që nuk e konsiderojnë urgjente, presin. Ata e mbështesin sistemin në këtë aspekt, por nga ana tjetër ata kanë frikë t’i nënshtrohen operacioneve kirurgjike, ose të shtrohen në spitale nga shqetësimi se ato janë vende ku ka një rrezik të lartë infektimi”, deklaron Clare Turnbull, Instituti për kërkimet e kancerit.

Ndërsa sistemi shëndetësor kombëtar ka vazhduar ndërhyrjet në raste kanceri, nga ana tjetër ka patur një shpërndarje të doktorëve për të luftuar Coronavirusin. Përkundër kësaj, ekspertët thonë se janë të shqetësuar se mund të ketë një valë pacientësh që do të rikthehen në spitale.

“Për momentin, sistemi po punon mirë në menaxhimin e pacientëve që vijnë. Por kjo sepse një pjesë tjetër kanë qëndruar në shtëpitë e tyre. Shumë spitale e kanë ruajtur mirë procesin e punës sa i përket operacioneve kirurgjike dhe diagnostikimeve, por mendoj se shumë prej nesh janë të shqetësuar se problemi duhet ende të vijë”, nënvizon Turnbull.

Dhe këto shqetësime ndahen nga zyrtarë të lartë të shëndetësisë. Në një deklaratë të rrallë, mjeku kryesor i kancerit në Angli u bashkua me disa nga shoqatat më të mëdha të bamirësisë në Britani për të nxitur njerëzit që kanë ndonjë simptomë për të cilën shqetësohen të kontaktojnë me mjekun e tyre, duke theksuar se spitalet dhe klinikat e specializuara janë akoma operative dhe të gatshme për të ndihmuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026