‘AstraZeneca’ dhe tromboza, EMA e pranon: Ekziston lidhja mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut

6 Prill 2021 | 16:08

Franca dhe vende të tjera evropiane po përpiqen të përshpejtojnë programet e vaksinimit duke hapur qendra për injektimin në masë.

Në rrethinat e Parisit, stadiumi kombëtar është kthyer në një “vaksinodrom”, në mënyrë që të kryejë deri në 10 mijë injektime në javë.

Ndërkohë, në prag të një takimi të rëndësishëm, kreu i strategjisë së vaksinimit pranë Agjencisë Evropiane të Barnave ka deklaruar se ekziston një lidhje mes vaksinës së prodhuar nga “AstraZeneca” dhe një reaksioni të rrallë të gjakut që shkakton mpiksjen.

Në një intervistë për një gazetë italiane, Marco Cavaleri tha se shkaku i lidhjes është ende i panjohur.

Agjencia Evropiane e Barnave, EMA, ka deklaruar se “AstraZeneca” është e sigurt për përdorim dhe se përfitimet prej saj janë më të mëdha se rreziku i ulët i efekteve anësore.

Sidoqoftë, pavarësisht garancive të ofruara, vende të ndryshme evropiane kanë pezulluar përdorimin e saj për personat nën 60 vjeç.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026