Atalanta fiton me përmbysje, Manchester Unitet shpartallon Leeds
Atalanta arriti një përmbysje të çmendur në përballjen me Romën. Edhe pse kryeqytetasit e mbyllën pjesën e parë në avanatazh, skuadra bergamase shënoi 4 herë në 45 minutat e dyta. Lacio në anën tjetër u rikthye te fitorja, duke mundur Napolin me rezultatin 2-0. Skuadra e Tomas Strakoshës shënoi fillimisht me Imobilen dhe më pas me Luis Alberton.
Kjo është humbja e dytë radhazi për Napolin që tani e sheh veten në vendin e pestë.
Nuk mund të mos veçohet dhe goli i Rafal Leaos, që hyri në histori, Portugezi e gjeti rrugën e rrjetës ndaj Sasuolës, pas vetëm 7 sekondash që nga vërshëllima e gjyqtarit kryesor. Kuqezinjtë fituan me rezultatin 1-2 në transfertë, duke u kthyer tek suksesi pas 2 barazimeve radhazi. Në anën tjetër Inter arriti që të fitotne 2-1 ndaj Spezias duke marrë fitorten e pestë radhazi në kampionat.
Real Madrid regjistroi fitoren e katërt radhazi në La Liga e tashmë e sheh veten përkrah Atletiko Madrid në vendin e parë, edhe pse këta të fundit kanë dy ndeshje më pak. Skuadra e Zinedin Zidane triumfoi me rezultatin 1-3 në transfertë me Eibar.
Benzema, Modric dhe Lukas Vaskez ishin autorët e golave për “galaktikët”, që kanë krijuar një diferencë kë konsiderueshme me Barcelonën.
Në kampionatin anglez Manchester United shpartalloi me rezultatin 6-2 skuadrën e Leeds. Të besuarit e Ole Gunar Solskjaer u treguan të papërmbajtshëm duke shënuar 4 herë vetëm në 35 minuta.
Ky është suksesi i dytë radhazi i “djajve të kuq” që e shohin veten në vendin e tretë me 26 pikë, edhe pse më një ndeshje më pak se kundërshtarët
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran