Atentat këshilltarit të presidentit të Ukrainës, Zelensky: Nuk na trembin dot

22 Shtator 2021 | 19:01

Këshilltari kryesor i presidentit ukrainas u bë të mërkurën objekt i një atentati që synonte eliminimin e tij. Serhiy Shefir i mbijetoi sulmit, por shoferi i tij mbeti i plagosur nga 10 plumbat e qëlluar.

Presidenti Volodymyr Zelensky reagoi menjëherë nga Nju Jorku, ku ndodhet për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Ajo që ndodhi nuk do të prekë forcën e ekipit tonë dhe as kursin që ne kemi zgjedhur drejt ndryshimit, drejt pastrimit të ekonomisë sonë, drejt luftës ndaj kriminalitetit dhe grupeve të mëdha e influente financiare. Kjo nuk do të ndodhë kurrë”, tha presidenti i Ukrainës.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov mohoi përfshirjen e Rusisë. “Për fat të keq, për çdo gjë që ndodh sot në Ukrainë, politikanët vendas nuk mund të qëndrojnë pa fajësuar Rusisë. Natyrisht, kjo nuk ka lidhje me realitetin, por janë shenja të një ekzaltimi emocional”, tha Peskov.

Reagimi erdhi pasi më herët, kryetari i partisë politike të presidentit ukrainas deklaroi se pas atentatit mund të fshihet Rusia, ndërsa Zelensky shtoi se sulmi mund të jetë një mesazh drejtuar vetë atij.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026