Atentat konsullit francez, shpërthim gjatë një ceremonie përkujtimore në Arabinë Saudite

12 Nëntor 2020 | 07:24

Disa persona mbetën të plagosur nga një shpërthim i ndodhur në Xhedah të Arabisë Saudite.

Episodi u verifikua gjatë një ceremonie përkujtimore për Ditën e Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.

Përfaqësues të vendeve të ndryshme ishin të pranishëm në varrezat jomyslimane te qytetit.

Ky është atentati i dytë që ndodh në javët e fundit, pas plagosjes së një roje sigurie në konsullatën franceze, më 29 tetor.

Në një deklaratë të përbashkët, Ministria e Jashtme franceze dhe ambasada të tjera e cilësuan sulmin një “akt burracak”.

Diplomatë nga Greqia, Italia, Britania dhe Amerika ishin të pranishëm.

Të plagosurit janë një oficer saudit i sigurisë dhe një shtetas grek.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026