Australia mbyll kufijtë pas rritjes së rasteve me COVID-19

6 Korrik 2020 | 06:40

Autoritetet njoftuan të hënën se Australia do të mbyllë kufirin midis dy prej shteteve të saj me popullsinë më të madhe, për të frenuar një rritje të konsiderueshme të numrit të rasteve në Melburn.

Kufiri midis Viktorias dhe Uellsit të Ri Jugor do të mbyllet mesnatën e së martës, konfirmuan autoritetet shtetërore.

Lëvizja vjen pasi Melburni, kryeqyteti i Viktorias, raportoi të hënën 127 raste të reja.

Australia ka regjistruar mbi 8,500 raste me COVID-19 dhe 105 viktima.

Vendi nisi të lehtësoje masat në javët e fundit, por në Melburn është vërejtur një rritje e numrit të rasteve, e cila i detyroi autoritetet që të vendosë në karantinë rreth 3 mijë banorë, banorë në nëntë godina të larta publike.

“Ajo që po ndodh në Viktoria nuk ka ndodhur ende në asnjë vend tjetër në Australi”, tha kryetarja e bashkisë së Uellsit të Ri Jugor, Gladys Berejiklian.

“Është një pjesë e re e pandemisë, ndaj kërkon një mënyrë të re përgjigje”, shtoi ajo. 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026