Austria dhe Serbia zotohen të ndalojnë hyrjen e refugjatëve afganë në Evropë

5 Shtator 2021 | 08:32

Udhëheqësit e Austrisë dhe Serbisë janë takuar për të diskutuar ndalimin e refugjatëve afganë të hyjnë në Evropë.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz tha se janë fqinjët e Afganistanit ata që duhet të pranojnë refugjatët.

Ai shtoi se “kjo është arsyeja pse ne jemi në kontakt me vendet e rajonit”.

Kurz prej kohësh ka pasur një qasje të ashpër ndaj çështjeve të migrimit. Ai kohët e fundit tha se Austria nuk do të pranonte asnjë emigrant nga Afganistani sepse vendi i tij kishte marrë një numër  të lartë që nga viti 2015, kur rreth 1 milion njerëz hynë në Evropë nga Lindja e Mesme, Afrika ose Azia.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një vizite në Beograd, ku takoi kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç tha se Serbia kishte marrë një kërkesë për të akomoduar 150 gra dhe vajza nga një klub futbolli dhe se qeveria e tij do ta lejonte këtë gjë.

Mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia janë bllokuar në Serbi dhe vendet fqinje që shtrihen në të ashtuquajturën rrugë migrimi ballkanik drejt Evropës Perëndimore.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë Afganistanin pasi talebanët pushtuan vendin.

Shqipëria është zotuar të pranojë rreth 4 mijë refugjatë afganë, nga të cilët deri më tani kanë mbërritur mbi 600, ndërkohë që qeveria e Kosovës ka premtuar se do të strehojë 1 mijë shtetas afganë për 1 vit.

 

LEXONI GJTHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026