Austria hap resortet, sportet rekreative mbajnë të gëzuar qytetarët në kohë Covid-i
Austria ka hapur resortet e skive pavarësisht izolimit total. Kjo, pasi sportet rekreative si snowboard dhe skitë janë të përjashtuar nga kufizimet e lëvizjes.
Gjermania dhe Italia kishin kërkuar mbylljen e tyre në Evropë gjatë pushimeve, por shumë vende, si Austria dhe Zvicra, refuzuan. Me kufizimin e udhëtimeve në fuqi, të paktën vendasit mund të argëtohen në vende si mali Goldek, në jug të Austrisë.
Këtë fundjavë, pak njerëz qëndruan në shtëpi. Shumë resorte austriake skish arritën kapacitetet dhe rrugët u mbyllën nga policia.
Por vizitorëve iu desh t’i merrnin ushqimet me vete pasi bujtinat ishin të mbyllura për shkak të masave. Përveç kësaj, mbajtja e maskave mbrojtëse në kabina ishte e detyrueshme.
“Ne të dy po i mbajmë veshur maskat vetëm e vetëm për t’u mbrojtur nga frymëmarrjet që mund të akumulohen në një kabinë si kjo këtu. Ndaj u jam mirënjohës mysafirëve tanë që me kaq disiplinë po veprojnë në përputhje me këtë kërkesë. Dhe besoj se nëse vazhdojmë kështu, atëherë skitë janë të padëmshme dhe të shëndetshme edhe në kohë si këto”, Marcus Kaller, menaxher resorti.
Përveç pistave të skive dhe atyre të patinazhit, Austria është e shkretë. Vendi ka hyrë në bllokadën e tretë, më dyqanet, restorantet dhe shkollat të mbyllura.
Sipas autoriteteve, është e rëndësishme në aspektin psikologjik që qytetarët të mund të argëtohen në ajër të pastër, si për shembull në pistën më të madhe të akullit në Evropë, liqeni Vajsenzee.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta