Autogol dhe tension, Arsenal kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës pas penalltive dramatike
Arsenali është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës në Angli, pasi eliminoi Crystal Palace, ndeshje e cila u vendos pas ekzekutimit të penalltive. Në raundin tjetër do të përballet me Chelsean.
Arsenali është skuadra e katërt gjysmëfinaliste në Kupën e Ligës në Angli, pasi të martën mposhti në çerekfinale Crystal Palace, në një duel që u vendos vetëm pas gjuajtjes së 11-metërshave. Trajneri Arteta bëri rotacion në këtë duel, duke i dhënë mundësinë edhe futbollistëve të stolit, ndryshime të cilat sigurisht ndikuan në lojë, duke bërë që gooners të kenë të vështirë të marrin fitoren.
Pavarësisht rotacionit të bërë në formacion, Arsenal dominoi plotësisht takimin, ku shpërdoroi disa mundësi të mira shënimi. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa topçinjtë gjetën avantazhin në minutën e 80 pas një autogoli të Lacroix. Në limit, miqtë u rikthyen sërish në lojë, ku kapiteni Guehi riktheu ekuilibrin dhe bëri që sfida të vijojë ende. Formati i këtij kompeticioni parashikon që ndeshja të shkojë direkt në penallti, pa aplikuar shtesa.
Në goditjet e penalltive, topçinjtë realizuan 8 herë, ku të gjithë lojtarët ishin të saktë, ndërsa te Crystal Palace u gabua në penalltinë e fundit të ekzekutuar nga Lacroix, me francezin që ishte në një mbrëmje jo të mirë. Pas këtij triumfi, Arsenal avancon në gjysmëfinale, ku e pret Chelsea.
U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual
Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 09:02 U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual
- 09:01 4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz