Autoritetet amerikane vlerësojnë tejet efektive vaksinën anti-COVID të Modernës
Autoritetet amerikane të shëndetësisë kanë vlerësuar si tejet efikase vaksinën anti-Covid të zhvilluar nga kompania Moderna duke i hapur rrugë mundësisë së licencimit për përdorim në rastet emergjente.
Agjencia amerikane e Barnave dhe Ushqimeve (FDA) vlerësoi të martën se vaksina e zhvilluar nga kompania Moderna është 94% efektive dhe se “nuk paraqet shqetësime specifike rreth sigurisë”.
Vlerësimi vjen një ditë pasi në të gjitha shtetet e SHBA-së nisi shpërndarja e vaksinës së Pfizer-BioNTech.
Ndryshe nga vaksina e Pfizer, ajo e Modernës nuk ka nevojë të ruhet në impiante super të ftohta gjatë transportit.
Vlerësimi i publikuar nga FDA-ja vjen dy ditë para vendimit përfundimtar që do të jepet të enjten.
SHBA-ja është një nga shtetet më të prekura nga pandemia e COIVD-19. Sipas Universiteti John Hopkins numri i rasteve ka shkuar në mbi 16.5 milionë ndërsa i të vdekurve ka kapërcyer në mbi 300 mijë.
Lexoni gjithashtu:
Nis shpërndarja e vaksinës anti-COVID në SHBA, dorëzohet në kushte strikte në shtetet amerikane
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta