Autoritetet çeke lehtësojnë masat anti-COVID
Autoritetet çeke vendosën që certifikata e vaksinimit nuk nevojitet më për të hyrë në restorante dhe palestra. Ky vendim u prit mirë nga qytetarët.
“Unë punoj në një kafene, vetëm lart në tarracë, është shumë e bezdisshme t’u kërkosh të gjithëve një leje Covid kur vijnë për të ngrënë. Pra, në fakt jam shumë i lumtur që qeveria e hoqi qafe”, u shpreh një punonjës.
Ndërsa disa shtete po heqin kufizimet, OBSH ka nisur një plan me anë të të cilit vendet më pak të vaksinuara, me të ardhura të ulëta dhe të mesme mund të marrin teste, trajtime dhe vaksina.
“Siç është përshkruar në kuadrin e financimit që po publikojmë sot, paketa e pandemisë kërkon 23 miliardë dollarë amerikanë për të shpëtuar jetë, për të adresuar kërcënimin e Omicron dhe për të parandaluar shfaqjen e varianteve edhe më të rrezikshme”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Rumania është një nga vendet ku lufta kundër Covid-it mbetet një luftë e vështirë. Shërbimi i ambulancës në Bukuresht është i mbingarkuar nga thirrjet e urgjencave Covid.
Është e vështirë t’i përgjigjet kërkesës,pasi valë e pestë e pandemisë po shkakton rekorde të të infektuarish.
Ndërsa në Kinë ka një kujtesë për metodat e ndryshme të luftimit të Covid. Pekini ndjek politikën “tolerancë zero” ndaj pandemisë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta