Autoritetet e reja të Sirisë: Jemi të hapur për hetimin e krimeve të Assadit
Organizata e Kombeve të Bashkuara që ndihmon në hetimin e krimeve më të rënda në Siri tha të hënën se autoritetet e reja të vendit ishin “shumë të hapura” ndaj kërkesës për bashkëpunim gjatë një vizite të sapo përfunduar në Damask dhe se po përgatitet për t’u vendosur në terren.
Vizita, e udhëhequr nga Robert Petit, kreu i Mekanizmit Ndërkombëtar, të Paanshëm dhe të Pavarur për Sirinë, ishte e para që nga krijimi i organizatës nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2016. Mekanizmi u krijua për të ndihmuar në mbledhjen e provave dhe ndjekjen penale të individëve përgjegjës për krime të mundshme lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011.
Petit theksoi urgjencën për ruajtjen e dokumenteve dhe provave të tjera përpara se të humbasin.
Pas rrëzimit të Presidentit sirian Bashar al-Assad nga rebelët dhe hapjes së burgjeve dhe qendrave të ndalimit, kërkesat nga sirianët për ndjekjen penale të atyre që janë përgjegjës për mizori dhe vrasje gjatë kohës që ai ishte në pushtet janë rritur.
“Rënia e regjimit të Assadit është një mundësi e rëndësishme për ne që të përmbushim mandatin tonë në terren”. Koha po mbaron. Ka një dritare të vogël mundësie për të siguruar këto vende dhe materialet që ato përmbajnë”, tha Petit.
Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Tremblay, tha të hënën se ekipi hetimor “po përgatitet për një vendosje operacionale sa më shpejt të jetë e mundur dhe sapo të autorizohet për të kryer aktivitete në tokën siriane”.
Në qershor të vitit 2023, Asambleja e Përgjithshme me 193 anëtarë krijoi gjithashtu një Institucion të Pavarur për Personat e Zhdukur në Republikën Arabe të Sirisë për të sqaruar fatin dhe vendndodhjen e më shumë se 130.000 personave të zhdukur si rezultat i konfliktit.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor