Autoritetet gjermane arrestojnë asistentin rus të kërkimeve shkencore, akuzohet për spiunazh
22 Qershor 2021 |
12:37
Prokurorët gjermanë kanë ngritur akuza ndaj një asistenti rus të kërkimeve shkencore, pasi dyshohet se është spiun.
I dyshuari Ilnur N., u arrestua të premten dhe akuzohet për kalimin e informacionit në inteligjencën ruse, thanë prokurorët.
Sipas prokurorëve, ai akuzohet se është takuar të paktën tre herë me një anëtar të inteligjencës ruse midis tetorit të vitit të kaluar dhe këtij muaji.
Ndërkohë, gjykata gjermane ka marrë vendimin që burri të mbahet në paraburgim.
Sakaq, janë kryer kontrolle edhe në shtëpinë dhe vendin e punës së të dyshuarit, që është një universitet në Gjermani.
Rusia nuk i është përgjigjur ende incidentit, por marrëdhëniet midis Berlinit dhe Moskës kanë qenë të tensionuara gjatë viteve të fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjermania nis hetimet kundër Apple për mungesë besueshmërie ndaj iPhone iOS
- Gjermania heq kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria, por me një kusht
- Rusia, Kina, terrorizmi çështjet kryesore të Samitit të NATO-s ku merr pjesë edhe Biden
Lajme të Sugjeruara
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta