Avioni rus ndërpret konferencën, presidenti lituanez dhe kryeministri spanjoll braktisin fjalimet
Prania e një avioni luftarak rus në hapësirën ajrore baltike bëri që presidenti i Lituanisë Nuauseda dhe kryeministri spanjoll Sanchez të ndërpresin konferencën e shtypit.
Në momentin që po zhvillohej konferenca e shtypit mes Pedro Sanchez dhe Gitanas Nuausedam, një avion i pozicionuar pas tyre po bëhej gati për nisje. Shkak i nisjes ishte prania e një avioni rus në hapësirën ajrore lituaneze.
Konferenca e shtypit u ndërpre në momentin kur pilotët vrapuan të futen në avionin që ishte gati për nisje. Veç atij që ndodhej pas shpinës së liderëve, disa avionë spanjollë, që ndodhen në Lituani në kuadër të një misioni të NATO-s për kontrollin e hapësirës ajrore baltike, u ngritën në ajër pas të dhënave se avion iluftarak ishte nisur nga rajoni rus i Kaliningradit.
Nauseda vazhdoi të fliste edhe pak, derisa ai dhe Sanchez u morën mënjanë, ndërsa podiumi dhe flamujt u hoqën për t’i hapur rrugë nisjes së avionit.
Konferenca e përbashkët e shtypit mes kryeministrit spanjoll dhe presidentit të Lituanisë po transmetohej direkt nga baza ajrore Siauliai.
“Sapo pamë një rast real të asaj që ndodh dhe që justifikon praninë e trupave spanjolle dhe 7 avionëve “Eurofighter” në Lituani”, tha kryeministër i Spanjës, Pedro Sanchez.
Një zëdhënës i presidencës lituaneze deklaroi se kryeministri Sanchez dhe presidenti Nauseda nuk kishin qenë në rrezik.
Shtatë avionë luftarakë spanjollë janë vendosur në bazën Siauliai që prej 30 prillit, për kontrollin e hapësirës ajrore baltike, bashkë me 4 avionë italianë të llojit “F-35”, që ndodhen në bazën ajrore estoneze Amari.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta