Avokati Qerkini: Gjykata speciale, përpjekje e ndërkombëtarëve për të korrigjuar dështimet e veta
Avokati Artan Qerkini, i akredituar nga Gjykata Speciale, mendon se kjo gjykatë është përpjekje e bashkisë ndërkombëtare për të korrigjuar dështimet e veta.
Duke biseduar me Neritan Sejaminin në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews, Qerkini tha se UÇK-ja është e vetmja organizatë që është hetuar nga katër organizma ndërkombëtarë dhe se kjo nuk është e drejtë pë rata që kanë luftuar krah UÇK-së:
“UÇK është e vetmja organizatë që është hetuar nga katër sisteme juridike ndërkombëtare. Fillimisht nga UMNIK-u, pastaj nga EULEX-i,pastaj nga tribunali për ish-Jugosllavinë dhe tani nga gjykata speciale.
Bashkësia ndërkombëtare i ka pasur të gjitha mekanizmat që të merret me krimet e luftës në Kosovë dhe për fat të keq dështimet e ndërkombëtarëve po i faturohen Kosovës sepse nuk është e drejtë që dhe një mekanizëm i katërt të merret me të njëjtat akuza.”
Si avokat që ka pasur të bëjë më parë me prokurorinë speciale, pasi ka përfaqësuar 8 persona nën hetim nga prokuroria speciale, Qerkini tha se puna e prokurorisë nuk është gjithnjë profesionale:
“Personalisht kam pasur vërejtje për punën e prokurorisë. Ne si mbrojtje nuk kemi qenë të kënaqur me nivelin e informacioneve që po jep prokuroria për të pandehurit. Ajo ofronte shumë pak informacione për të pandehurit.
Ende është herët për të thënë nëse këto dhoma të specializuara do të respektojnë parimin për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.”
Lexoni gjithashtu:
Zyberi: Gjykata Speciale dëmton imazhin e Kosovës
Përse Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kundërshton hetimet e prokurorisë së Hagës?
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta