Avokatja e Popullit: Policët e kanë detyrim numrin identifikues, urdhri i Lleshaj s’duhej zbatuar
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca thotë se do të duhet deri në 5 muaj për kohë për kryerjen e një hetimi të thellë administrativ lidhur me çështjen e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
“E kuptoj që qytetarët duan një vendimmarrje të shpejtë, por e vërteta është se ne duhet të jemi të paanshëm dhe të bëjmë punën me standardet e kërkuara. Po shqyrtojmë kalimin e pronësisë nga Qeveria tek Bashkia e Tiranës. Por, kemi një mandat të kufizuar vetëm sa i takon të drejtave të njeriut nëse cenohen. Aty mund të ketë shkelje ligjore, por jo domosdoshmërish janë shkelje të të drejtave të njeriut”, tha znj. Ballanca.
Nga ana tjetër, Avokatja e Popullit ishte e prerë në përgjigjen nëse Policia e Shtetit tejkaloi përdorimin e forcës gjatë protestës, duke thënë se kjo është parë qartësisht. Ajo tha se, ka disa persona që kanë bërë ankesë pranë institucionit të drejtuar prej saj.
“Është e qartë që policia ka tejkaluar qartësisht ato që janë standarde të të drejtave të njeriut dhe se si duhet përdorur forca. Është veprimi i fundit që duhet ë kryejë. Ajo që më ka shqetësuar ka qenë sjellja ndaj medias. Ishte e qartë se një pjesë e policisë donte që të mos lejonin median që të filmonin veprimet që ato po kryenin”, deklaroi z. Ballanca.
Sipas saj ka pasur dhunë psikologjike në furgonët e policisë dhe kushtet brenda komisariateve lënë tërësisht për të dëshiruar sidomos për masat për COVID-19.
Avokatja e Popullit e cilësoi të gabuar deklaratën e bërë nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj lidhur me heqjen e numrit identifikues nga uniformat e policëve që morën pjesë në aksion, ku tha se përgjegjësi mban ai dhe drejtori i Policisë nëse ka urdhër të paligjshëm.
“Nëse t’i trajnon oficerët e policisë, që ju bëni si them unë qoftë dhe urdhër i paligjshëm, kjo nuk është policia e një vendi demokratik, mund të jetë ushtri nuk e di. Ndoshta dhe prandaj është thënë dhe vazhdimisht se ushtarakët nuk janë ministra të Brendshëm shumë të mirë. Mesa duke ky është dhe rasti”, përfundoi znj. Ballanca.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar