Balotazhi në Georgia, Trump e Biden shfaqen sërish në fushatë

5 Janar 2021 | 06:24

Vijon përballja mes presidentit në largim Donald Trump dhe presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Të dy personalitetet mbajtën tubime në Georgia, ku zhvillohet gara e balotazhit  që do të përcaktojë nëse republikanët apo demokratët do të kenë kontrollin e Senatit në Shtetet e Bashkuara.

Në zgjedhjet e 3 nëntorit asnjë nga senatorët nuk arriti të sigurojë shumicën e për këtë arsye duhej të rivotohej.

Rezultati do të ndikojë në mënyrë dramatike tek funksionimi i legjislativit në gjysmën e parë të mandatit katër-vjeçar të Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Nëse republikanët fitojnë ata do të mbajnë një shumicë të pakët dhe mund të bllokojnë qëllimet legjislative të Bidenit dhe të emëruarit në gjyqësor.

Në një tubim në Atlanta, Biden tha se votuesit në Georgia “do të përcaktojnë drejtimin, jo vetëm për katër vitet e ardhshme, por për brezin e ardhshëm”.

Ndërsa presidenti Trump vijoi të këmbëngulë se ka fituar shtetin e Georgias dhe se zgjedhjet e nëntorit ishin të manipuluara.

Lexoni gjithashtu:

‘Gjeni vota në Georgia’, presidenti Trump presion zyrtarit të lartë për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026